Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Standardet ndërkombëtare s’lejojnë ndëshkimin e grevistëve - NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Standardet ndërkombëtare s’lejojnë ndëshkimin e grevistëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se standardet ndërkombëtare nuk lejojnë që grevistët të disiplinohen apo ndëshkohen.

Duke folur për ndalesën e pagesës për grevistët, Hasani ka thënë se politika nuk mund të bëjë vlerësime të standardeve ndërkombëtare për grevat.

“Ato kufizime duhet të jenë transparente, të bëhen transparente edhe për publikun që unë nuk i shoh kur bëhet fjalë për çështjen e rrogave. Sepse disiplinimi ose sanksionimit i këtyre grevistëve përmes mjeteve ligjore është një prej standardeve ndërkombëtare dhe nuk mund të bëhet”, tha Hasani për KTV.

Mes tjerash, ai shtoi se vetëm në Kosovë, garantohet organizimi sindikal, por nuk flitet për të drejtat në grevë.

Vlen të theksohet se gjatë muajit gusht, grevistëve iu ndalua një pjesë e pagës, ndërsa komunat kanë bërë dorëzimin e listave edhe për këtë muaj.

Lajme të ngjashme