Ish këshilltari i Kurtit thotë se më shumë se gjysma e deputetëve të VV-së janë të pakënaqur me Qeverinë - NACIONALE

Ish këshilltari i Kurtit thotë se më shumë se gjysma e deputetëve të VV-së janë të pakënaqur me Qeverinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish këshilltari i kryeministrit Kurti për drejtësi, Durim Berisha, ka kritikuar paraqitjen e fundit të tij në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes ku kritikoi deputetët dhe ministrat e tij.

Berisha pretendon se “më shumë se gjysma e deputetëve” janë të pakënaqur me performancën e ministrave dhe vetë kryeministrit Kurti.

Ai ka kërkuar që Kurti të reflektojë dhe të përmirësojë rezultatet e punës, e jo të (sic) kërcënojë apo të ofrojë favore.

Kurti gjatë ditës së sotme kritikoi deptutetë dhe madje edhe ministra të partisë së tij, derisa prezantoi ato që i konsideroi si suksese të tij dhe Qeverisë.

“Zhvillimi i shtetit kërkon më shumë se një vit,” – u shpreh mes tjerash Kurti gjatë fjalimit të sotëm.

Po ashtu, kryeministri hapur e publikisht kërkoi prej vartësve të tij që të mos flisnin për tema pa lidhje me interesat e partisë apo qeverisë.

Berisha, që ka këshilluar Kurtin gjatë muajve të Qeverisë Kurti I, ka pretenduar se kryeministri i ka lënë partinë e qeverisjen në duart e “emisarëve të partisë së punës”. Besohet që në këtë pikë fjala është për Hysamedin Ferajn e Elvis Hoxhën.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Kur nje kryetari te partise i thone me shume se gjysma e deputeteve te grupit parlamentar se jane te pakenaqur me performancen e tij dhe ministrave te tij, ai reflekton duke u angazhuar te permiresoje rezultatet e punes e jo duke i kercenuar ata apo duke ju ofruar favore.

E majta ne Kosove, me tha nje shok, ka me pas fatin e asaj partise ne Greqi qe erdhi me shume buje e doli si shkuma e detit. E padobishme e debakel te shpejte.

Ama keshtu kur partine e qeverisjen ua beson emisareve te partise se punes, te cilet as vet Partia Socialiste ne Shqiperi nuk i ka pranuar ne mesin e vet.

Lajme të ngjashme