Ish-këshilltari i Kurtit godet Haskukën, i kujton kohën kur tentoi të avancohej pa meritë në UP - NACIONALE

Ish-këshilltari i Kurtit godet Haskukën, i kujton kohën kur tentoi të avancohej pa meritë në UP

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, i ka reaguar ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cil kërkoi nisjen e mësimit në shkolla.

Ai ka shkruar se Haskuka ka tentuar të avancohej pa meritë në Universitetin e Prishtinës, ku ende ligjëron.

Berisha ka ndarë disa detaje nga periudha sa ai ishte këshilltar i ish-rektorit Ramadan Zejnullahu, duke shkruar se kundërshtimi i VV-së erdhi pasi rektori kundërshtoi avancimin e Haskukës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Mytaher Haskuka paska shkru per greven dhe arsimin. Myto! A po t'kujtohet viti 2015 kur tentojshe me u avancu ne UP pa merite? A t'kujtohet qe dojshe me marr graden akademike me punime te botuara ne revisten e Kolegjit Iliria? A t'kujtohet qe per shkak se rektori Zejnullahu nuk pati leshuar pe per ty, edhe VVja u paten çu kunder tij.

Lajme të ngjashme