Inspektorati i Punës apelon për masa shtesë sigurie pas paralajmërimit për mot të paqëndrueshëm - NACIONALE

Inspektorati i Punës apelon për masa shtesë sigurie pas paralajmërimit për mot të paqëndrueshëm

4 orë më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve në Kosovë që të rrisin masat për sigurinë dhe shëndetin në punë, pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për mot të paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim.

Në njoftimin e tij, Inspektorati thekson se punëdhënësit, veçanërisht ata që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar rreziqet që mund të shkaktohen nga kushtet atmosferike.

Po ashtu, u kërkohet punëdhënësve të kryejnë kontrollin e pajisjeve dhe mjeteve të punës. Vëmendje e veçantë i kushtohet sektorit të ndërtimtarisë, ku kompanitë duhet të verifikojnë gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në kantierë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve.

Lajme të ngjashme