Inflacioni 12,1 për qind, eksperti i ekonomisë: Vlera reale e 100 eurove sot është 78 euro - NACIONALE

Inflacioni 12,1 për qind, eksperti i ekonomisë: Vlera reale e 100 eurove sot është 78 euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin mbi indeksin e harmonizuar të çmimeve, duke bërë me dije se inflacioni në Kosovë në muajin janar ishte 12, 1 për qind.

Publikimin e ASK-së e ka kometuar edhe eksperti i ekonomisë, Edison Jakurit. Ish-zëvendës ministri në Qeverinë Kurti 1, ka theksuar se ndikimi negativ në fuqinë blerëse është shumë i madh për një periduhë të shkurtër.

“Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit në janarin e 2023-ës ishte 12.1%. Kjo është më shumë se mesatarja e vitit të kaluar që ishte 11.6%, më shumë se në janarin e vitit 2022, që ishte 7.1%, dhe shumë më shumë se në janarin e vitit 2021, që ishte -0.2%.” – shkroi ai.

Tutje, njohësi i ekonomisë ka shkruar se për shkak të inflacionit është shënuar një rënie në të ardhurat reale prej 16,7 për qind.

“Ndikimi negativ në fuqinë blerëse është shumë i madh për një periudhë të shkurtër. Vlera reale e 100 eurove në janarin e 2021-ës ishte rreth 93.8 euro, në janar 2022-ës ishte rreth 87.6 euro, dhe tani në janarin 2023-ës është rreth 78.1 euro. Kjo është një rënie në të ardhurat reale prej 16.7%. Inflacioni do të vazhojë të jetë sfidë edhe këtë vit. Zbutja e efekteve negative të tij do t’duhej t’ishte prioritet ekonomik.” – shkroi tutje ai.

Lajme të ngjashme