I riu serb ekspozon korrupsionin e Listës Serbe: Ku u zhdukën veturat zyrtare - NACIONALE

I riu serb ekspozon korrupsionin e Listës Serbe: Ku u zhdukën veturat zyrtare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i partisë politike “Mbijetesa serbe” me emrin Aleksandar Arsenijeviq ka bërë një vizitë në komunën e Zveçanit në kërkim të (sic) “automjeteve zyrtare të zhdukura në mënyrë misterioze”.

Ai thotë se gjatë kësaj vizite në Zveçan, gjatë ditëve të vikendit por edhe orarit të punës – nuk ka parë automjete zyrtare, që i përkasin kësaj komune që udhëhiqet nga Lista Serbe.

“Nuk është sekret se veturat zyrtare në të gjitha komunat ku Lista Serbe është në pushtet janë keqpërdorur për qëllime private,” – thotë Arsenijeviq në një video-adresim.

Arsenijeviq ka premtuar se do të vazhdojë të kërkojë veturat zyrtare që përdoren nga zyrtarë të Listës Serbe edhe në komunat e tjera “gjatë ditëve dhe javëve në vijim”.

Qeveria e Kosovës pavarësisht shumë skandaleve dhe qëndrimeve të papranueshme anti-shtetërore vazhdon të bashkëpunojë me Listën Serbe dhe të mbajë në kabinet Goran Rakiqin, kryetarin e kësaj partie politike.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme