I la fëmijët të mbyllur në veturë në temperatura të larta, gjobitet me 300 euro një grua në Prizren - NACIONALE

I la fëmijët të mbyllur në veturë në temperatura të larta, gjobitet me 300 euro një grua në Prizren

3 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka gjobitur një grua me 300 euro, pasi i kishte lënë fëmijët e mbyllur në veturë.

Një nënë e papërgjegjshme i kishte lënë fëmijët të ngujuar brenda në veturë më 27 qershor, rreth orës 17:50, në një qendër tregtare në Prizren, ndërsa temperaturat ishin shumë të larta.

Policia me ndihmën e shufrës metalike kishte hapur automjetin.

Po ashtu, bëhet e ditur se fëmijët ishin të lodhur dhe të dehidratuar nga nxehtësia.

"Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe me ndihmën e shufrës metalike ka hapur automjetin. Fëmijët ishin të lodhur dhe të dehidratuar nga nxehtësia. Në ndërkohë, në vendngjarje është paraqitur edhe e ëma e tyre. Për shkak të moskujdesit ndaj të fëmijëve, policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, sipas kundërvajtjes “Moskujdes ndaj të miturit”.

Njoftimi i plotë nga policia:

I lë fëmijët mbyllur në veturë, e ëma gjobitet me 300 euro në Prizren

Prizren, 30 qershor 2026

Më datë 27.06.2026, rreth orës 17:50, Policia ka pranuar informacion se në një veturë të parkuar në një qendër tregtare në Prizren ndodheshin disa fëmijë të mbyllur brenda, të rraskapitur nga i nxehti, duke qenë se temperaturat ishin shumë të larta.

Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe me ndihmën e shufrës metalike ka hapur automjetin. Fëmijët ishin të lodhur dhe të dehidratuar nga nxehtësia. Në ndërkohë, në vendngjarje është paraqitur edhe e ëma e tyre. Për shkak të moskujdesit ndaj të fëmijëve, policia i ka shqiptuar gjobë prej 300 euro, sipas kundërvajtjes “Moskujdes ndaj të miturit”.

Duke marrë parasysh se tani në stinën e verës temperaturat janë shumë të larta, Policia apelon për kujdes të shtuar, sidomos ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave të sëmurë. Në asnjë rast nuk duhet të lihen fëmijët të mbyllur në automjet, pasi pasojat mund të jenë fatale.

Lajme të ngjashme