I akuzuari: Shkova në Siri pasi dëshiroja të jetoj në një vend me parime islame - NACIONALE

I akuzuari: Shkova në Siri pasi dëshiroja të jetoj në një vend me parime islame

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, i akuzuari për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, Nagip Lutfiu, të enjten deklaroi se ka në Siri ka shkuar pasi është shpallur shteti islam, me qëllim për të jetuar me parime islame.

“Së pari djali pati shkuar në Siri, në vitin 2014 në Ramazan, s’e di cili muaj u kanë por u kanë Ramazan, kur u shpall shteti islam, dhe dëshira jem u kanë me shkua me jetua me parime islame me sheriat, dhe kam shkua me familje”, tha i akuzuari.

Këtë deklarim, i akuzuari Lutfiu e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit special, Afrim Shefkiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të seancës, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Mentor Bajraktari i informoi palët se ka përfunduar procesi administrimi i provave dhe i pyeti nëse kanë prova të tjera për të propozuar.Më këtë rast, prokurori Shefkiu i propozoi gjykatës si prova të reja materiale dy aktgjykime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, me anë të së cilave ishin gjetur fajtore dhe ishin dënuar bashkëshortja dhe vajza e të akuzuarit.

Lajme të ngjashme