Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, Policia: Dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj - NACIONALE

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, Policia: Dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

3 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 75-vjeçar në Gjilan ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë me dije se viktima dyshohet se ka rënë në një pusetë derisa ishte duke e pastruar atë.

“Me datën 29/06/2026, rreth orës 14:23, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një informatë në fshatin Dobërqan. Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para dyshohej se një person ka rënë në një pusetë përderisa ishte duke bërë pastrimin e saj. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës. Nga aty kanë tërhequr trupin e viktimës, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës (1951)”, ka thënë Hashanui për tëvë1.

Lajme të ngjashme