Hoxha i VV-së sulmon Jasharajn pasi i erdhi ndihma nga Shqipëria: Pse ata po, unë jo? - NACIONALE

Hoxha i VV-së sulmon Jasharajn pasi i erdhi ndihma nga Shqipëria: Pse ata po, unë jo?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i shquar i Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka bërë një tjetër status në profilin e tij në Facebook.

Ai ka bërë tri pyetje në një status e në të cilin konteston bashkëpunimin që i erdhi Rrahman Jasharajt nga sindikalistët e Shqipërisë.

Më interesantja, sidoqoftë është ajo kur pyet kritikët e tij pse nuk ka të drejtë ai të fut hundët në punët Kosovës, por kanë sindikalistët e Tiranës. Duhet të theksojmë se këta të fundit nuk e kanë cilësuar si “anëtar të partisë serbe” asnjë qytetar të Kosovës.

“Rrahmani ishte i lumtur që i erdhën “vëllezërit nga Shqipëria”, ndërkohë që partizanët e tij mua më kërkuan të mos i fus hundët në punët e Kosovës.” - ka shkruar z. Hoxha.

Duhet kujtuar se Hoxha kishte bërë linçime të shumta ndaj Jasharajt edhe vitin e kaluar.

Statusi i plotë:

Rrahman Jashari tha se i ka ardhur në mbështetje sindikata e arsimit në Shqipëri.

Tri pyetje:

1. Ku ishte sindikata e arsimit kur kryeministri Rama deklaroi, më shumë se një herë, se nuk ka sindikata në Shqipëri?

2. A dini ndonjë rast veprimi të sindikatës së arsimit në Shqipëri?

3. A i dini pagat e mësuesve në Shqipëri?

Emrin e kryesindikalistit të arsimit në Shqipëri qytetarët e kësaj të fundit mund ta njohin me rastin e komunikimit për medie të Rrahmanit në Prishtinë.

Rrahmani ishte i lumtur që i erdhën “vëllezërit nga Shqipëria”, ndërkohë që partizanët e tij mua më kërkuan të mos i fus hundët në punët e Kosovës. Eh pra, unë i kam fut hundët në punët e Kosovës shumë herë dhe prej shumë vitesh, ndërsa këta sindikalistët e Tiranës nuk kanë folur kurrë për hallet e Kosovës.

Megjithatë, shumë mirë që vijnë për hallet e Rrahmanit.

Lajme të ngjashme