Hekuran Murati: Për 5 muaj janë punësuar mbi 5 mijë të rinj nga “superpuna” - NACIONALE

Hekuran Murati: Për 5 muaj janë punësuar mbi 5 mijë të rinj nga “superpuna”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sa të rinj janë punësuar me programin e “superpuna”.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se për 5 muaj janë punësuar 5 mijë e 90 të rinj.

Këto janë rezultatet për 5 muaj. Qeveria për rininë!” – ka shkruar Murati duke shpërndarë një fotografi nga faqja e programit “superpuna”.

Në kuadër të punësuarve janë 2 mijë e 327 vajza dhe 2 mijë e 763 djem.

Lajme të ngjashme