Haxhiu pas dhunimit të 11-vjeçares: Po e analizojmë legalizimin e sprejit - NACIONALE

Haxhiu pas dhunimit të 11-vjeçares: Po e analizojmë legalizimin e sprejit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth dhunimit të 11 vjeçares, duke thënë se uron të mos ketë të tjera raste.

Ajo ka thënë se ka kërkuar dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Së pari pas asaj që ka ndodhur me dhunimin, ka pasur dy dorëheqje, ne urojmë që të ketë edhe të tjera, sepse ka edhe zyrtarë të tjerë që nuk i kanë kryer detyrat e tyre. Siç e dini dje e kam kërkuar edhe dorëheqjen e kryeprokurorit të prokurorisë themelore në Prishtinë, sepse para dy ditësh u arrestuan 6 persona të cilët dyshohen se kanë dhunuar seksualisht të mituën në qershor. Po të vepronte prokuroria me kohë ata persona do të ishin arrestuar që atëherë, por vepruan dy muaj pas.”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për mundësinë e legalizimit të sprejit siç kërkuan protestuesit.

“Poashtu brenda MPB-së dhe ministrisë së Drejtësisë jemi duke indentifikuar personat përgjegjës që në një formë ose tjetrën mund të jenë të përfshirë. Ne kemi parë edhe kërkesat e organizatave që kanë protestuar. Sa ipërket kërkesave për legalizimin e gazit irritues për vetmbrojtje, kemi caktuar dy grupe për të bërë anlizë në aspektin ligjor, që është nga Minsitria e Drejtësisë, dhe nga aspekti i sigurisë, që është nga Ministria e Brendshme.”, tha ajo.

Lajme të ngjashme