Haxhiu e tregon poshtërimin që VV-ja mund t’ia bëjë PDK-së: Mos me ia shpallë zgjedhjet
Baton Haxhiu, drejtor i Albanian Post, ka komentuar afrimin në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, e cila u kurorëzua me një darkë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Në emisionin Pressing, Haxhiu ka folur rreth mundësisë së zgjedhjeve.
Sipas Haxhiut, poshtërimi më i madh i PDK-së do të ishte nëse VV-ja nuk i shpallë zgjedhjet.
“E keqja prapë është nëse pastaj VV-ja nuk i shpallë zgjedhjet. A e di cili është poshtërimi më i madh i PDK-së? Mos me ia shpallë zgjedhjet” – tha Haxhiu në T7.