Hashani: Ekonomia e Kosovës ka stagnuar në trendet e pasluftës, nevojitet veprim urgjent i qeverisë - NACIONALE

Hashani: Ekonomia e Kosovës ka stagnuar në trendet e pasluftës, nevojitet veprim urgjent i qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Alban Hashani, drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, ka ngritur alarmin për gjendjen e stagnuar të ekonomisë së Kosovës. Hashani ka theksuar se vendi ka stagnuar në trendet ekonomike të pasluftës, duke nënvizuar nevojën urgjente për ndërhyrjen e qeverisë.

“Jemi me një grackë të vendit me të ardhura mesatare që nuk po arrijmë të dalim prej kësaj gracke dhe fatkeqësisht nuk po arrijmë të mobilizojmë investime të mjaftueshme qoftë prej sektori publik, i cili e ka ekzekutimin e investimeve kapitale relativisht të ulët, e kjo drejtpërdrejt ndikon edhe te sektorët ku qeveria është blerës i rëndësishëm, por edhe investimet te vet sektorit privat, të cilat do të mund të rrisnin investimet në ata sektorë në të cilët Kosova ka më shumë nevojë në këtë rast prodhimi, për të përmirësuar disa disbalance makroekonomike me të cilat përballen”, deklaroi Hashani për KosovaPress.

Hashani theksoi çështjen kritike të rënies së investimeve kapitale. Ai theksoi domosdoshmërinë që qeveria të marrë veprime për uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal.

Lajme të ngjashme