Haradinaj ftohet në Washington - NACIONALE

Haradinaj ftohet në Washington

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka udhëtuar drejt Washingtonit, ku ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga AAK bëjnë të ditur se Haradinaj është i ftuar për të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale “National Prayer Breakfast”, si dhe në një sërë aktivitetesh zyrtare. Gjatë qëndrimit në Washington, ai pritet të zhvillojë takime me liderë politikë nga vende të ndryshme të botës.

Po ashtu, Haradinaj do të realizojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera amerikane, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë çështje që lidhen me partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, forcimin e marrëdhënieve bilaterale, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik, me theks të veçantë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Lajme të ngjashme