Hapet dyqani më i ri i Neptun në Prizren, zbritjet shkojnë deri në 69%
Neptun Kosova vazhdon zgjerimin e rrjetit të vet në Kosovë duke hapur dyqanin më të ri në Prizren në South Park.
Dyqani i ri do të inaugurohet të henën, me datë 20 korrik dhe është lokacioni i dytë i kompanisë në këtë qytet dhe dyqani i 17-të në Kosovë.
Me rastin e hapjes së këtij dyqanit, konsumatorët do të mund të përfitojnë në oferta ekskluzive dhe zbritje që shkojnë deri në 69% në një gamë të gjerë produktesh elektronike dhe elektro-shtëpiake.
Ofertat do të jenë të vlefshme më 20 dhe 21 korrik vetëm në dyqanin e ri në Prizren.
Këto produkte dhe shumë tjera mund t’i merrni në zbritje në hapjen e dyqanit:
- LG Smart TV, 4K Ultra HD, 55 inch me cmim 279€
- Kondicioner Fuego Inverter, 12,000 BTU për vetëm 179€
- Rrobalarëse Beko 7KG, 1200 rrotullime me cmim 199€
Përveç produkteve të mëdha elektro-shtëpiake dhe elektronike, në oferta do të përfshihen edhe pajisje të kujdesit personal dhe pajisje të vogla shtëpiake, si dhe produkte nga brende të njohura botërore si LG, Beko, Bosch, Samsung, Apple, Philips, Tefal, Rowenta, Remington dhe shumë të tjera.
Konsumatorët do të kenë gjithashtu mundësi të blejnë me këste dhe me 0% interes.
Hapja e dyqanit në Prizren vjen pas zgjerimit të fundit të kompanisë në Prishtinë, me dyqanin më të madh në rajon në Central Park. Muajin e kaluar, Neptun organizoi gjithashtu një kampanjë të madhe promocionale me rastin e njëvjetorit të dyqanit në Central, ku zbritjet shkuan deri në 58%.
Neptun Kosova është pjesë e Neptun International dhe Grupit BALFIN. Së fundmi, kompania është vlerësuar me çmimet ndërkombëtare "Best Buy Award" dhe "QUDAL – Top Quality Medal", të cilat u ndahen kompanive që dallohen për cilësi, besueshmëri dhe kënaqësi të konsumatorëve. Rrjeti tani ka plot 17 dyqane në Kosovë.