Hamza: Vendimi i GJND-së ishte fitore historike, sot Kosova po përballet me një realitet shqetësues - NACIONALE

Hamza: Vendimi i GJND-së ishte fitore historike, sot Kosova po përballet me një realitet shqetësues

2 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pro Pavarësisë së Kosovës, i cili është shpallur para 16 vite.

Ai ka bërë me dije se ky vendim kishte rikonfirmuar se rruga e shtetit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë ishte në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Në profilin e tij në Facebook, Hamza ka shkruar për sfidat që po përballet Kosova aktualisht, 16 vite pas legjitimimit të pavarësisë së saj.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Kosova po përballet me një realitet shqetësues: procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të shtetit, ngecjen në procesin e njohjeve të reja, vështirësitë në integrimin ndërkombëtar dhe përkeqësimin e raporteve me aleatët tanë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme