Gruaja e Rexhep Selimit: Nuk ka festë për ish-komandantët e UÇK-së që gjenden në Hagë - NACIONALE

Gruaja e Rexhep Selimit: Nuk ka festë për ish-komandantët e UÇK-së që gjenden në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shqipe Selimi, bashkëshortja e komandantit, Rexhep Selimi, ka thënë se festë për liderët e UÇK-së të cilën ndodhën në Hagën nuk mund të ketë.

Sipas Selimit, ata janë me shpirt e me zemër me gjithë bashkëkombësit anekënd botës.

Ata sot kanë pasur vizita nga shokë të ndryshëm. Nuk i kanë lënë vetëm. Festë për ta nuk mund të them se është, sepse dihet vendi se ku janë, por me shpirt e me zemër janë me gjithë bashkëkombësit anekënd botës”, shtoi ajo.

Selimi ka folur edhe për mbledhjen e dy kuvendeve, të Kosovës dhe të Shqipërisë, që u mbajt në Tiranë, ku ka thënë se duket si një amanet i stërgjyshërve dhe prindërve tanë po bëhet realitet.

Ishim në Vlorë. Edhe unë isha pjesë e mbledhjes së dy kuvendeve në Tiranë. Ishte një takim shumë emocional, por aspak i largët. Na u duk sikur ishte mbledhja e radhës e dy kuvendeve tona. Ishte një mbledhje vëllazërore, me ndjenja shpirtërore të thella. M’u duk sikur një amanet i stërgjyshërve dhe prindërve tanë po bëhet realitet. Të gjithë deputetët ishin shumë emocionues, sidomos deputetët nga Kosova kishin një ndjenjë atdhedashurie, sikur po bashkohemi me të vërtetë”, tha Selimi në RTK.

Lajme të ngjashme