Gola kundër përfshirjes së çështjes së presidentit në negociatat për qeverinë: Rrezikon demokracinë në vend - NACIONALE

Gola kundër përfshirjes së çështjes së presidentit në negociatat për qeverinë: Rrezikon demokracinë në vend

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i VV-së, Ardian Gola, ka vlerësuar se çështja e presidentit nuk duhet të përfshihet në bisedimet e partive për formimin e qeverisë.

Ai ka bërë me dije se përfshirja e zgjedhjes së presidentit në negociatat për formimin e qeverisë është e rrezikshme për demokracinë.

Në emisionin Interaktiv të KTV-së, Gola ka thënë se krijimi i koalicioneve të gjera do të kishte pasoja për funksionimin demokratik të vendit.

“Për mua është e palogjikshme që pushteti kryesor të zgjedhjet më 60 vota kurse një funksion institucional të ketë 80 vota. Po ti mund ti bësh mbase edhe 80 apo 85 vota, por kur bëhet presidenti pjesë e negocimit për krijimin e qeverisë, unë mendoj se kjo është rrezik kryesor për demokracinë sepse krijon një mazhorancë tepër të madhe dhe të pakontrollueshme nga sa deputetë që mbeten në Kuvend”, ka deklaruar ai, duke u shprehur kundër koalicioneve të gjera.

“Unë nuk mendoj se duhet të futet në negocim krijimi i qeverisë nga një parti ose koalicion paraqeveritar, si rasti jonë, kur ke 51% të qeverisë pastaj bën koalicion tjetër për ta zgjeruar koalicionin. Unë mendoj se koalicionet e gjera, duke lënë opozitë të dobët, është e dëmshme për demokracinë”, ka thënë Gola.

Lajme të ngjashme