“Gjykata po i paragjykon” – Tromp tregon pse nuk po lirohen nga paraburgimi krerët e UÇK-së - NACIONALE

“Gjykata po i paragjykon” – Tromp tregon pse nuk po lirohen nga paraburgimi krerët e UÇK-së

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, njëherësh hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi, po vlerëson se Gjykata Speciale po i paragjykon krerët e UÇK-së.

Ajo në një intervistë për gazetën Nacionale, ka thënë se është e paarsyeshme që disa persona të mbahen në paraburgim 2 vjet, pa nisur ende gjykimi.

“Kjo tashmë mund të shihet si paragjykim nga Gjykata Speciale ndaj të pandehurve "A supozohen ata fajtorë?" Nëse po, si reflektohet në perceptimin e tyre dhe publikut të gjerë me nocionin "gjykim të drejtë?" Nëse ekziston një perceptim në publikun e Kosovës për “gjykim të padrejtë”, çfarë lloj drejtësie mund të presin njerëzit? A do të presin ndonjëherë vendimet e kësaj gjykate si të ligjshme dhe legjitime? Nëse jo, cili është qëllimi i gjithë këtij arti gjyqësor?”, that Tromp.

Ajo tregoi një rast, se si dy ish-zyrtarë të shërbimit famëkeq serbë, ishin liruar nga paraburgimi në Tribunalin e Hagës.

“Nëse, kujtojmë vetëm se dy zyrtarët më famëkeq të Sigurimit të Shtetit të Serbisë të akuzuar nga Tribunali i Jugosllavisë (ICTY) për krimet e rënda gjatë vitit 1990 – Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviç – e kaluan pjesën më të madhe të kohës në Beograd ndërsa rigjykimi i tyre ishte në vazhdim. Nëse këta dy “mjeshtër të sekreteve të errëta” që i njihnin të gjithë në Serbi dhe më gjerë, dhe kishin akses në dosjet me sekrete personale të shumë qytetarëve nuk do të konsideroheshin si kërcënim për ndikim dhe frikësim te dëshmitarët e Prokurorisë në Tribunalin për ish-Jugosllavi, pse Hashim Thaçi, i cili ishte i rëndësishëm për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe u dorëzua vullnetarisht në gjykatë, do të angazhohej në pengimin e drejtësisë duke u përpjekur të kërcënonte dëshmitarët?”, theksoi Tromp.

Lajme të ngjashme