Petkoviq me fjalë të pamatura: Suspendimi i Gjuriqit shkel gjithçka që është rënë dakord në Bruksel
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbinë, Petar Petkoviq, ka folur në lidhje me suspendimin e drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Deklarimet e tij ishin tepër të pamatura.
Gjuriq u shpreh se vendimi ishte marrë nga Albin Kurti (është marrë nga Inspektorati Policor i Kosovës) vetëm pse komandanti i rajonit të veriut kishte dalë në mbrojtje të popullit serb në veri të Kosovës.
“Arseja pse e kanë shkarkuar Gjuriqin është se ai dje doli në mbrojtje të bashkëkombësve të tij serb... Nuk ka gjë më të natyrshme se vendimet e Gjuriqit... “ – tha mes tjerash z. Petkoviq.
Sipas tij, ideja e Kurtit ishte që të shkilej çdo marrëveshje për të cilën kishin rënë dakord në Bruksel dhe se për këtë gjë e kishin informuar edhe ndërmjetësuesin Lajçak.
“Unë i thashë se jemi në fillim të shpërbërjes së Marrëveshjeve të Brukselit. Ajo që bëri Kurti është shkelja e gjithçkaje që është rënë dakord në Bruksel.” – vazhdoi më tej deklaratat e pamatura Petkoviq.
Ai akuzoi Perëndimin për “hipokrizi” i cili sipas tij “po hesht dhe nuk po bën asgjë për ta qortuar Kurtin”.
Petkoviq tha se do të merrnin vendime në interes të popullit serb pasi të konsultoheshin me “gjakftohtësi në orët dhe ditët në vijim”.
Për këtë çështje ka folur edhe ministri Goran Rakiq.
Rakiq ka thënë se ka takuar takim urgjent për të shtunën me të gjithë përfaqësuesit politikë të institucioneve në veri të Kosovës.