Gjinin takon kryesuesin e ZRrE-së: Sektori i energjisë kërkon vizion të qartë - NACIONALE

Gjinin takon kryesuesin e ZRrE-së: Sektori i energjisë kërkon vizion të qartë

15 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka takuar sot kryesuesin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në sektorin e energjisë.

Ai ka bërë me dije se në takim kanë diskutuar edhe për domosdoshmërinë e shtyrjes përpara të projekteve strategjike që garantojnë stabilitet afatgjatë për vendin.

Në profilin e tij në Facebook, Gjini ka shkruar se sektori i energjisë kërkon vizion të qartë dhe vendime që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës.

“Gjatë këtij takimi diskutuam për gjendjen aktuale në sektorin e energjisë dhe për domosdoshmërinë e shtyrjes përpara të projekteve strategjike që garantojnë stabilitet afatgjatë për vendin. Në fokus të bisedës ishte rëndësia e jetësimit të projektit të gazsjellësit dhe termocentralit, si alternativa jetike për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe për rritjen e sigurisë energjetike në Kosovë. Sektori i energjisë kërkon vizion të qartë dhe vendime që mbrojnë interesin e qytetarëve dhe ekonomisë sonë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme