Gjendet një person pa shenja jete në Pejë, konfiskohet një revole, 15 fishekë dhe një gëzhojë - NACIONALE

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë, konfiskohet një revole, 15 fishekë dhe një gëzhojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar.

Vdekjen e kanë konstatuar ekipi mjekësor. Sipas raportit, në vendin e ngjarjes janë është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

“Pejë, 10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme