Gërvalla e thotë një fjalë të urtë në emision: Nëse dëshiron të dështosh si politikan, bazohu në sondazhe
Ministrja e Punëve të Jashtme, njëherit kryetare e ‘Guxo’, Donika Gërvalla, ka thënë se partia e saj nuk bazohet në sondazhe.
Kështu u përgjigj ajo në Rubikon, kur u pyet nëse ka bërë sondazhe se si ndodhen tani më përkrahje nga qytetarët.
“Ne nuk kemi matje tonat. Kemi matje që i bëjmë në bazë të përceptimit që kemi në raport me qytetarët, me aktivistët, veprimtarët tanë”, tha Gërvalla.
Tutje, ajo e tha edhe një fjalë të urtë, duke e cilësuar si “dështim” marrjen me sondazhe.
“Një fjalë e urtë popullore thotë se nëse dëshiron të dështosh si politikan, bazohu në sondazhe dhe në matje. Ato nganjëherë ja qëllojnë, nganjëherë jo”, përfundoi ajo.