Geci paralajmëron kallëzim penal ndaj Kurtit dhe Haxhiut për cënim të rendit kushtetues - NACIONALE

Geci paralajmëron kallëzim penal ndaj Kurtit dhe Haxhiut për cënim të rendit kushtetues

1 orë më parë

nga NACIONALE

Gani Geci ka paralajmëruar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Geci tha se, bazuar në aktgjykimin KO124/25, veprimet ose mosveprimet e tyre mund të kenë cenuar rendin kushtetues.

“Po dyshoj se vetë Lëvizja Vetëvendosje, z. Albin Kurti dhe znj. Albulena Haxhiu, me veprimet ose mosveprimet e tyre, mund të kenë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Geci.

Ai kërkon që Prokuroria të hetojë përgjegjësitë e mundshme dhe të vlerësojë nëse janë kryer vepra penale.

“Në një shtet demokratik dhe juridik, askush nuk është mbi Kushtetutën dhe ligjin”, ka deklaruar Geci.

Lajme të ngjashme