Gazetari, VV-së: Shumicën e drejtorave në spitale i bëtë nga partia juaj, pse s'ka ndryshim në shëndetësi? - NACIONALE

Gazetari, VV-së: Shumicën e drejtorave në spitale i bëtë nga partia juaj, pse s'ka ndryshim në shëndetësi?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se për një vit e gjysmë, janë ndërruar mbi 40 drejtorë nëpër spitale, pjesë më e madhe, të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Vitija në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një pjesë e këtyre drejtorëve, janë zgjedhur me miratim të Qeverisë, e cila më herët kritikonte pushtetet e kaluara, si PDK-në.

Tutje, ai ka pyetur se pse nuk po ka ndryshime në shëndetësi.

“Çka duhet me prit tash na prej juve? Ose çka po pritni ju prej neve, me ju mirekuptu qe s'po mundeni me ndreq a?”, ka shkruar ai.

Në fund, ai ka përmendur edhe Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, të cilin po e udhëheq vetë kryeministri Albin Kurti.

Postimi i plotë i gazetarit Vitija:

Kryeministri thote se gjendja ne shendetesi eshte shume e rend. Ud. Drejtoresha e SHSKUK-se thote se ne spitale gjendja eshte kaos total.

Qe 1 vjet e gjysme Qeveri i keni nderru mbi 40 drejtora ne spitale, pjesa ma e madhe e tyre te afert me LVV-ne ose jane zgjedh me miratim te juajin. Se ma heret u arsyetojshi me drejtora te PDK-se.

Çka duhet me prit tash na prej juve? Ose çka po pritni ju prej neve, me ju mirekuptu qe s'po mundeni me ndreq a?

Ahh harrova qe keni me ndreq me komisionin ekzekutiv.

Kryeministri thote se gjendja ne shendetesi eshte shume e rend. Ud. Drejtoresha e SHSKUK-se thote se ne spitale gjendja...

Posted by Bujar Vitija on Saturday, September 17, 2022

Lajme të ngjashme