Flet babai i 9 vjeçares që u ngacmua seksualisht: 30 vjeçari e thirri me “videocall”, dërgoi mesazhe denigruese - NACIONALE

Flet babai i 9 vjeçares që u ngacmua seksualisht: 30 vjeçari e thirri me “videocall”, dërgoi mesazhe denigruese

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një 30 vjeçar nga Istogu, pas dyshimeve se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, më konkretisht, 9 vjeçare.

Babai i vajzës së mitur, në një intervistë për Kallxo.com, ka treguar detaje rreth rastit, duke thënë se fillimisht, kishte parë fjalët në telefonin e saj.

“Si prind i vajzës sime, gjatë kontrollit të telefonit të saj, kam parë që ka mesazhe denigruese nga një person, drejtuar ndaj një vajze të mitur, me fjalë të pista, me fjalët më denigruese që mund t’i dëgjosh ndonjëherë dhe për këtë rast i jam drejtuar autoriteteve”, ka deklaruar babai i vajzës.

I dyshuari, sipas babait të vajzës së mitur, kishte kërkuar nga ajo që t’i tregojë organet gjenitale, përmes një “videocall”.

“Konkretisht ka kërkuar nga ajo, sepse ka komuniku me të me videocall, ku i kërkuar t’ia tregoj organet gjenitale. Për këtë rast kam njoftuar organet kompetente që janë duke u marr me rastin, ku si informacion e kam se personi është arrestuar. Më tutje këtë punë e kanë organet e shtetit”, ka thënë ai për Kallxo.com.

I njëjti, shtoi se ka vendosur që rastin ta lajmërojë në polici dhe se duhet të shërbejë si vetdijësim për prindërit e tjerë, por më së shumti, për kryesit e këtye veprave penale.

Mes tjerash, ai e ka konfirmuar se personi i dyshuar është i moshës madhore.

“Sipas informacioneve që i kam po është i moshës madhore, më tutje nuk kam informacione, këtë punë e kanë organet e rendit”, tha ai për Kallxo.com.

Lajme të ngjashme