Eurodeputeti Mandl: Izraeli dha shembull mençurie kur njohu Kosovën - NACIONALE

Eurodeputeti Mandl: Izraeli dha shembull mençurie kur njohu Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, ka pritur në takim eurodeputetin austriak, Lukas Mandl.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni.

“Faleminderit Ines Demiri për bisedën e shkëlqyer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni. Faleminderit! Vendet anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin këtë shembull”, shkruar ai.

Lajme të ngjashme