“Është shkëputur nga qytetarët”, Haziri thotë se Kurti ka ndryshuar si nata me ditën - NACIONALE

“Është shkëputur nga qytetarët”, Haziri thotë se Kurti ka ndryshuar si nata me ditën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar dhe kritikuar deklaratën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se “Nëse dialogu e ka çmimin e shkatërrimit të Kosovës, është mirë t’i themi mirupafshim”.

Haziri i ftuar në T7 ka thënë se tashmë pozicioni i Konjufcës nuk lejon që të bëhen “blofe” të tilla.

Pozicioni i zotëri Konjufca nuk e lejon me bë blofe të tilla. Paralajmërimi për tërheqje mund të jetë i dëmshëm. Për ndërkombëtarë mund të jetë kërcënim.” – ka thënë ai.

Tutje Haziri ka folur edhe për qëndrimin e kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ka ndryshuar si dita me natën.

Haziri ndër të tjera ka thënë se Kurti nuk është i njëjti i opozitës dhe i njëjti është shkëputur nga qytetarët.

“Por Kurti ka ndryshuar. Si nata me ditën. Nuk është më Kurti opozitar, por tani qeveritar i rrethuar nga pushteti. Kjo duket se po i pëlqen. Ka kaluar nga trotuaret në xhipa të zi. Është shkëputur nga qytetarët.” – ka thënë Haziri.

Lajme të ngjashme