Eksperti: Sulmet kibernetike ndaj Shipërisë e Kosovës janë të koordinuara nga Irani e Rusia - NACIONALE

Eksperti: Sulmet kibernetike ndaj Shipërisë e Kosovës janë të koordinuara nga Irani e Rusia

2 javë më parë

nga Miranda Shala

Eksperti Fabian Zhilla, ka thënë se Shqipëria nuk është i vetmi objektiv i sulmeve kibernetike në rajon.

Duke folur për Euronews Albania, Zhilla ka treguar se në fokus të sulmeve kibernetike në 24 orët e fundit ka qenë edhe Kosova.

E sipas tij, këto sulme kanë qenë të koordinuara mes Iranit dhe shërbimeve secrete ruse, çka ka bërë që në fokus të jenë Shqipëria e Kosova.

“Nuk është vetëm Shqipëria në fokusin e sulmeve, është edhe Kosova. Nuk kemi thjesht një sulm iranian. Fakti që është përfshirë edhe Kosova, të dyja janë në fokus të sulmeve të koordinuara ruse dhe iraniane”, tha eksperti.

Kujtojmë se mëngjesin e së shtunës, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi se hakerët iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Lajme të ngjashme