Edhe zëdhënësi i Qeverisë sulmon grevistët: Greva e tyre s’ka të bëj me arsimin, po bëjnë opozitë
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka sulmuar grevistët, duke thënë se greva e tyre nuk ka të bëjë me arsimin.
Kryeziu në Kanal10 ka deklarua se këtë “e dëshmoi”, kryeministri Albin Kurti sot në konferencë për media.
“Fakti që ka një arbitraritet dhe një barrikadim në lëvizje, mendoj që është e mjaftueshme me kuptu që kjo nuk ka të bëjë me arsimin. Kjo dëshmohet madje, me atë që Kryeministri i Kosovës e tha edhe në konferencë, më së keqi janë nxënësit, dhe në anën tjetër sindikatat kanë treguar virtyte të një opozitarizmi për qeverinë, nuk ekzistojnë sindikatat për t’i bërë opozitë shteti”, tha ai.
Mes tjerash, ai ka shtuar se sindikatat po i bëjnë opozitë qeverisë së vendit.
“Sindikatat nuk i bëjnë opozitë qeverisë, i mbrojnë punëtorët e tyre duke i paraqitur kërkesat e tyre.”, ka thënë ai.