Edhe Hillary Clinton i uron ditëlindjen Bidenit në një foto me të e Obaman
Edhe ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton i ka uruar ditëlindjen z. Joe Biden, presidentit i ShBA-ve.
Biden është bërë tashmë 80 vjeçar, dhe mori një urim për ditëlindjen edhe nga ana e presidentes tonë, Vjosa Osmanit.
Ndërkohë, Hillary ka postuar edhe një fotografi në të cilën shihet derisa ndan momente të mira me presidentin aktual amerikan por edhe me presidentin e mëhershëm, Barack Obaman.
Clinton kishte qenë poashtu kandidate për presidente të ShBA-ve si e nominuar e Partisë Demokratike, por kishte humbur në zgjedhjet e nëntorit 2016 nga kandidati republikan Donald J. Trump.
Ndërkohë, Biden duket se pavarësisht moshës do të kërkojë edhe një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht pas përfundimit të zgjedhjeve të mesmandatit që përfunudan me mbajtjen e shumicës në Senat dhe me një humbje të ngushtë në Kongres që është parë si rezultat mjaft i mirë.