E tmerrshme: Një grua nga Prishtina dyshohet se është dhunuar nga pesë persona - NACIONALE

E tmerrshme: Një grua nga Prishtina dyshohet se është dhunuar nga pesë persona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se është dhunuar nga pesë persona.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, viktima është dërguar në strehimore.

Raporti i plotë i PK-së:

DHUNIM

Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme