E 'fshin’ edhe presidenten, deputetja Kica-Xhelili largon nga kopertina foton e Osmanit - NACIONALE

E 'fshin’ edhe presidenten, deputetja Kica-Xhelili largon nga kopertina foton e Osmanit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, “ka fshirë” edhe gjurmën tjetër nga bashkëpunimi që pati me Listën “Guxo”.

Ajo e ka larguar nga kopertina fotografinë e presidentes Vjosa Osmani, të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë, më konkretisht nga janari i këtij viti.

Deputetja ka vendosur një foto të re, me ngjyrë të kaltër.

Para disa ditësh, Kica-Xhelili zyrtarizoi kalimin në LDK, pas largimit nga Guxo e grupi parlamentar i LVV-së, nga eksponentët e partive që mori shumë reagime ashpër.

Largimin e saj, Kica-Xhelili e arsyetoi me punën që po bëhet rreth reformave për drejtësi.

Lajme të ngjashme