Dy herë brenda javës: Kryeministri Kurti nuk i ndahet Llapit, e viziton edhe sot Bulliqin - NACIONALE

Dy herë brenda javës: Kryeministri Kurti nuk i ndahet Llapit, e viziton edhe sot Bulliqin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të dytë brenda javës do të vizitojë Komunën e Podujevës, e cila për kryetar ka Shpejtim Bulliqin nga partia e tij.

Kryeministri Kurti në Podujevë do të marrë pjesë në përurimin dhe nisjen e objekteve të reja shkollore.

Kjo është hera e dytë gjatë kësaj jave që Kurti viziton Podujevën teksa vizita në komuna tjera deri më tani nuk ka pasur.

Njoftimet:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vënë gurthemelin e shkollës “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga të Podujevës. (Shkolla “Ilir Konushevci” në fshatin Lluga, ora 8:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të përurojnë Sallën e Edukatës Fizike në shkollën amë. (Shkolla “Luigj Gurakuqi” në Batllavë, ora 8:30)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të përurojnë objektin e ri të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë. (Objekti i paraleles së ndarë të shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë, ora 9:00)

Lajme të ngjashme