"Duhej të ishte “po”, “po e qartë”, “po e fuqishme", Zeka i Odes Amerikane: Banal diskutimi nëse Kosova duhet t’i thotë “po” apo “jo” gazit amerikan - NACIONALE

"Duhej të ishte “po”, “po e qartë”, “po e fuqishme", Zeka i Odes Amerikane: Banal diskutimi nëse Kosova duhet t’i thotë “po” apo “jo” gazit amerikan

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka folur për gazin amerikan, ndërsa Qeveria e Kosovës po vazhdon të mos e pranojë këtë projekt dhe ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.

Zeka e ka quajtur banal diskutimin nëse Kosova duhet t’i thotë “po” apo “jo” SHBA-së. Sipas tij, gazi i lëngshëm natyror është njëri prej prioriteteve në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të SHBA-së, përfshirë Kosovën, ndërsa përgjigja do të duhej të ishte “po”, “po e qartë”, “po e fuqishme”.

Goxha është e paqartë dhe banale që të ndodhë një diskutim i tillë, nëse Kosova duhet t’i thotë po ose jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës, meqenëse gazi i lëngshëm natyror është njëri prej prioriteteve në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të SHBA-së, përfshirë Kosovën. Përgjigja do të duhej të ishte po, po e qartë, po e fuqishme – dhe prandaj po them është banalitet që ne e bëjmë këtë diskutim 27 vite pas çlirimit, çlirim i arritur falë rolit krucial që kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Zeka.

Tutje, Zeka tha se të gjitha palët duhet të marrin pjesë në këtë debat, të shtjellohen argumentet dhe të diskutohet çështja në një aspekt afatgjatë.

Fatkeqësia është që nuk po kemi një debat të mirëfilltë me përfaqësuesit e Qeverisë, që të njëjtit të jenë këtu në tryezë dhe t’i shtjellojmë argumentet që kemi, meqë po flasim për një çështje të rëndësisë strategjike që prek zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës. Nuk duhet të jetë një çështje që trajtohet vetëm nga këndvështrimi i aktualitetit, por duhet të trajtohet në një aspekt më afatgjatë, si ndikon te gjeneratat e reja, te zhvillimi industrial dhe ekonomik i Kosovës, e natyrisht edhe integrimi euroatlantik, atje ku synojmë të bëhemi anëtarë.”, tha tutje Zeka për klank.

Duhet theksuar se Oda Ekonomike Amerikane ka organizuar sot tryezë diskutimi për gazin dhe sigurinë energjetike të Kosovës.

Lajme të ngjashme