Djali i Jakup Krasniqit: Na janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën - NACIONALE

Djali i Jakup Krasniqit: Na janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

2 orë më parë

nga NACIONALE

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka shkruar një status emocionues për prindin e tij.

Ai ka bërë me dije se në mënyrë të padrejtë Specialja ua ka vjedhur 2049 ditë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo gjykatë nuk do të mund të ua vjedh kurrë të vërtetën.

“Vertet na jane vjedhur 2049 dite, por nuk do të mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën. E ndersa pritjes po i vie fundi, kam vetem nje gje per te thene: Çlirimtarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten heronj”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme