“Dimali deri vonë ka mendu që alfabeti i ka 27 shkronja,” flet edhe shoku i klasës së Bashës - NACIONALE

“Dimali deri vonë ka mendu që alfabeti i ka 27 shkronja,” flet edhe shoku i klasës së Bashës

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Gafurr Abdullahu, pretendon se ka qenë në një klasë me deputetin Dimal Basha, dëftesa e së cilit është publikuar sot nga gazeta Nacionale.

Duke qenë se notat në dëftesën shkollore të Dimalit, përgjithësisht ishin të dobëta, për deputetin u shkrua në shumë media.

E pas reagimit të Bashës, duke nxjerrë kualifikimet e marra në ShBA, ku tregonte për suksesin e tij shkollor, një tjetër reagim ka ardhur në mediat sociale nga një person që thotë se ka qenë shokë klase me të.

Gafurr Abdullahu ka publikuar edhe notat e tij, duke i'u drejtuar kryeministrit Kurti dhe deputetit Basha me fjalët se: Kush mëson ka nota të mira.

Më pas Abdullahu ka shkruar se, shoku i klasës së tij Dimal Basha, deri vonë ka menduar që alfabeti i gjuhës shqipe i ka 27 shkronja. Ai e ka përfunduar me një mesazh për deputetin duke i thënë se: Kur s’ta don, s’ta don.

Lajme të ngjashme