Dhunimi i 11-vjeçares, avokati Koci: Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë - NACIONALE

Dhunimi i 11-vjeçares, avokati Koci: Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati, Arianit Koci, ka treguar masën e dënimit që mund t'u shqiptohet të dyshuarve për përdhunimin e 11-vjeçares.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se në rrethanat e përshkruara në media se si është kryer krimi i përdhunimit 11-vjeçares, dënimi minimal është 15 vjet, ndërsa maksimali është dënim i përjetshëm.

Tutje, Koci tha se beson që burgimi i përjetshëm do t’i parandalonte personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla.

Postimi:

Monstrumëve në trajtë njerëzore iu del hakësh Kodi Penal i Kosovës.

Pa e paragjykuar fajësinë, po ju tregoj që për personat mbi moshën 18 vjeçare, me rrethanat që po paraqiten në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare - dënimi minimal është 15 vjet.

Dënimi maksimal është burgimi i përjetshëm.

Thellë besoj që burgimi i përjetshëm do t’i parandalojë personat e tjerë nga kryerja e veprave të tilla penale dhe do të shprehet fuqishëm gjykimi shoqëror për vepra të tilla penale.

Këto edhe janë dy prej katër qëllimeve të dënimit.

E sa për rehabilitimin e kryerësve - poashtu njëri prej qëllimeve të dënimit, të njëjtët le të rehabilitohen në burg.

Përjetësisht!

P.s

Nëse vajza 11 vjeçare ka prindër, prokuroria dhe institucionet tjera duhet patjetër të merren me ta.

Lajme të ngjashme