Dhuna ndaj shtetit: Për 24 orë, katër persona u arrestuan pasi kanosen zyrtarët policorë - NACIONALE

Dhuna ndaj shtetit: Për 24 orë, katër persona u arrestuan pasi kanosen zyrtarët policorë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në dy raste të ndara pasi dyshohen se ata kanë penguar e kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrave.

Në raportin 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se dy raste kanë ndodhur në Pejë dhe një në Skenderaj.

Nga këto raste, një polic është lënduar.

Raportet prej rasteve:

INCIDENTET KRIMINALE

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS ZYRTARE

Rr. Zahir Pajaziti, Pejë 02.09.2022 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte i përfshirë në një aksident trafiku me lëndime dhe pasi që në vend-ngjarje kishin arritur njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i dyshuari ka filluar të pengoj ekipin mjekësor në kryerjen e punës së tyre, të incizoj me telefon dhe po ashtu kishte filluar të fyej e ofendoj të gjithë zyrtarët e të gjitha niveleve (qendrore e komunale) pa dallim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Pejë 03.09.2022 – 05:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor për tu ndalur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, derisa është vet aksidentuar. I dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë se do i largoj nga puna. Të dyshuarit pasi i është ofruar tretmani mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET KRIMINALE

KANOSJE & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS ZYRTARE

Rr. Fadil Rrustemi, Skenderaj 03.09.2022 – 20:42. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se i kanë kanosur dy zyrtarë policor dhe penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit derisa kishin qenë me veturë në lëvize ishin ndaluar nga njësit policor njëri prej tyre ka refuzuar ti jap dokumentet kurse tjetri ka penguar arrestimin e tij. Gjatë futjes nën kontroll njëri prej policëve ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor, gjithashtu tretman mjekësor kanë marr edhe dy të dyshuarit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme