Dërguti: Fillimi i javës e gjeti Kosovën pa u.d. presidente, pa kryetare të kuvendit dhe pa kryeministër në detyrë - NACIONALE

Dërguti: Fillimi i javës e gjeti Kosovën pa u.d. presidente, pa kryetare të kuvendit dhe pa kryeministër në detyrë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidatja për deputete e PDK-së, Aida Dërguti, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Ajo ka bërë me dije se fillimi i kësaj jave e ka gjetur Kosovën pa u.d. president-e, pa kryetar-e të kuvendit dhe pa kryeministër në detyrë.

Në profilin e tij në Facebook, Dërguti ka shkruar se Albin Kurti dhe ministrat e tij janë duke e ushtruar detyrën e tyre në mënyrë të kundërligjshme.

“Fillimi i javës e gjeti Kosovën pa u.d. President-e, pa Kryetar-e Kuvendi, madje edhe pa Kryeministër në detyrë. P.S. Nëse i shihni disa deputetë-e duke hyrë e dalë prej këtyre zyreve, e besa edhe prej disa ministrive, dijeni që po e bëjnë në mënyrë të kundërligjshme”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme