Deliu–Kodra: PDK abstenoi për Byronë për shkak të shkeljeve kushtetuese - NACIONALE

Deliu–Kodra: PDK abstenoi për Byronë për shkak të shkeljeve kushtetuese

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se PDK abstenoi për Byronë për shkak të shkeljeve kushtetuese.

Tutje ajo tha se kjo votë ka ardhur për shkak se ata konsiderojnë që Ministria e Drejtësisë do të ketë një reflektim karshi vërejtjeve të opozitës.

“Kemi abstenuar në start sepse kemi konsideruar që qeveria, konkretisht Ministria e Drejtësisë do të ketë një reflektim karshi vërejtjeve që i kemi dhënë ne si opozitë”, tha ndër të tjerash Deliu-Kodra në Klan Kosova.

Kujtojmë se sot ky projektligj nuk i pati votat e mjaftueshme për të kaluar, ndërsa befasi ishte edhe vota e Glauk Konjufcës, që abstenoi. Pra, kryeparlamentari nuk ishte në të njëjtën linjë me partinë e tij.

Lajme të ngjashme