Musliu i PDK-së: Shkarkimi im erdhi pas drekës së Ramës me Abdixhikun - NACIONALE

Musliu i PDK-së: Shkarkimi im erdhi pas drekës së Ramës me Abdixhikun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu është shprehur se është shokuar nga vendimi i kryetarit, Përparaim Rama për shkarkimin e tij.

Musliu i ftuar në një emision në Tv Dukagjini, ka thënë se drejtoria e tij ka qenë më përformancën më të mirë, dhe se Rama vet është deklaruar se koalicioni po ju ecen mirë.

“E kam kuptuar përmes një shkrimi të tij në Facebook, për mua ka qenë totalisht e papritshme dhe shokuese kur kemi punuar shumë ngushtë, drejtoria jonë ka qenë drejtoria me performancën më të mirë por në të njëjtën kohë edhe Rama ka deklaruar se koalicioni po ec mirë, nuk e di nga erdhi vendimi.” – ka thënë Musliu.

Ai tutje është shprehur se vendimi është dashur të diskutohet paraprakisht dhe të ftohet nga Rama në tavolinë e jo përmes postimeve.

Ka qenë e ulët, pas punës 2 vjecare që kemi bërë, kemi merituar të na thirrin në tavolinë, arsyetimi është qesharak nuk ka të bëjë me punën, por me politikën.” – ka shtuar Rama.

Ndër të tjera, ai ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pikërisht pas një dreke pune që ka pasur Rama me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ka qenë një drekë pune me Lumirin Abdixhikun, dhe pas asaj ka ardhë ky vendim, nuk dua të besoj apo paragjykoj, por ka pasur një kronologji të ngjarjeve”.

Lajme të ngjashme