Deçan: I dyshuari ia mësyn vjedhjes së një marketi, i bie arma në tokë dhe ik nga vendi i ngjarjes - NACIONALE

Deçan: I dyshuari ia mësyn vjedhjes së një marketi, i bie arma në tokë dhe ik nga vendi i ngjarjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një rast i vjedhjes është raportuar në Deçan.

Atje një i dyshuar kishte hyrë në depon e një marketi, por gjatë kësaj kohe, arma i ran ë tokë. Si pasojë, ai iku nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi:

ARMËMBAJTJE PA LEJE/KANOSJE

Deçan 02.03.2025 – 00:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se nën posedim të armës kishte hyrë në depon të marketit të viktimës mashkull kosovar. Gjatë ballafaqimit me viktimën të dyshuarit i kishte rënë arma në tokë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pistoletë pa municion të cilën e kishte pas i dyshuari. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme