Daut Haradinaj paralajmëron Kurtin: Rruga e vetmja rrugë për ta kthyer në binarë Kosovën, shtatori po vjen, Albin
Daut Haradinaj nga Aleanca ka adresuar një mesazh të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke deklaruar se “rruga është e vetmja rrugë” për ta rikthyer Kosovën, sipas tij, në binarët e një shteti demokratik.
Në një postim publik, Haradinaj renditi një varg kritikash ndaj qeverisjes, duke përmendur raportet me Shtetet e Bashkuara, qëndrimin ndaj Serbisë, energjinë, trajtimin e qytetarëve, prodhuesit vendorë, punëtorët, policinë, ushtrinë, arsimin dhe shëndetësinë.
“Ku aleati historik, Amerika, respektohet. Ku Serbia sanksionohet me 100 për qind. Ku rryma prodhohet në Kosovë e nuk blihet në Serbi me mbi 1 miliard euro”, shkroi Haradinaj.
Ai kërkoi gjithashtu një shtet që, sipas tij, i trajton qytetarët në mënyrë të barabartë, mbështet prodhuesit vendorë dhe krijon kushte që familjet të ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.
Postimin Haradinaj e përmbylli me një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Kurtin: “Pra, shtatori po vjen, Albin.”