“Çoje zanin”: Një aktivist i LDK-së ia “pret” rrugën Pozharit, ia jep një fletushkë me dështimet e Kurtit - NACIONALE

“Çoje zanin”: Një aktivist i LDK-së ia “pret” rrugën Pozharit, ia jep një fletushkë me dështimet e Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një aksion simbolik në sheshin kryesor të Prishtinës, përmes sëcilit ka kritikuar Qeverinë Kurti.

“Zemër, ke dështu!” – ishte parulla kryesore e shpalosur nga ky forum para ndërtesës qendrore të Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Por gjatë këtij aktiviteti, një anëtar i Forumit të Rinisë së LDK-së e ka takuar Xhevdet Pozharin, analist i përhershëm në ATV, që ishte emëruar edhe këshilltar politik në Ministrinë e Shëndetësisë, që udhëhiqet nga Arben Vitia.

“E di që mundesh me çu zërin, por çoje zërin ku duhet” – i thotë një aktivist i LDK-së Pozharit, analistit me bindje shpesh të afërta me Qeverinë Kurti.

Lajme të ngjashme