Çitaku pas vdekjes së gazetës Rudina Dervishi: U mërzita shumë nga ikja jote e parakohshme nga kjo botë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është shprehur e mërzitur pas ndarjes së parakohshme të gazetares së Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rudinën do ta kujtojë gjithmonë me qetësinë, çiltërsinë, mendjen e bukur e buzëqeshjen hyjnore.
“Rudinë, U mërzita shumë nga ikja jote e parakohshme nga kjo botë. Kam me ta kujtu tërë jetën qetësinë, çiltërsinë, mendjen e bukur e buzëqeshjen hyjnore. Dritë të pastë shpirti.” – ka shkruar ajo.
