Çitaku: Kryeministri ka abstenuar nga qeverisja, nuk merret me asnjë problem serioz - NACIONALE

Çitaku: Kryeministri ka abstenuar nga qeverisja, nuk merret me asnjë problem serioz

3 javë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se ka hequr dorë nga qeverisja.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se Kurti nuk po merren me asnjë problem reale.

Kryeministri fatkeqësisht është duke abstenuar në përgjithësi nga qeverisja. Nuk merret me asnjë problem real dhe serioz, nuk merret as me krizën e energjisë elektrike, nuk merret as me grevat, as me sindikatat. Ai nuk merret me asgjë reale dhe serioze në vend. Këto spektakle që po prodhon në raport me dialogun me Serbinë po mundohet t’i përdorë si një perde për t’i mbuluar dështimet e qeverisë së tij”, ka thënë Çitaku.

Sipas saj, kryeministri ka eliminuar dialogun social.

Kryeministri Kurti po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Kryeministri Kurti e ka eliminuar dialogun si instrument të politikëbërjes, e ka eliminuar dialogun social me mjekë, me mësues, me policët, sindikatat dhe me veteranët. Pra, ka një qasje të njëjtë. Mirëpo ne si PDK nuk do ta riciklojmë modelin e opozitëbërjes të Vetëvendosjes”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme