Çitaku: Bota ka ndryshuar shumë, aleatët nuk na shohin më si viktimë që duhet shpëtuar - NACIONALE

Çitaku: Bota ka ndryshuar shumë, aleatët nuk na shohin më si viktimë që duhet shpëtuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka shkruar në Facebook-un e saj në lidhje me situatën e krijuar së fundmi, tensionimeve në teren, siq i quan ajo artificiale.

Çitaku, ka tërhequr vërejtjen se nuk është më viti 1999, kur bota na shihte si një popull që duhet shpëtuar, por si një shtet të pavarur e sovran.

“Gjërat duhet parë ashtu siç janë, e jo ashtu siç ne do të donim të ishin.

Disa prej nesh kemi mbetur peng i botëkuptimeve të farkëtuara në vitin 1999. Mirëpo, askush, as në Ëashington D.C e as në Bruksel nuk e sheh rajonin me thjerrëzat e dy dekadave më parë.

Aleatët tanë, kur e shohin Kosovën, nuk e shohin një popull të viktimizuar të cilin duhet shpëtuar. Kur e shohin Kosovën, ata shohin një shtet të pavarur dhe sovran, në të cilin kanë investuar gjatë. E shohin një prej demokracive më vibrante në rajon, dhe presin nga ne të sillemi përgjegjëshëm.

Kur e shohin Serbinë nuk e shohin një shtet të cilin duhet luftuar. E shohin një shtet i cili sot është problematik, por potencialisht partner, dhe të cilin duan ta ankorojnë kah perëndimit.

Bota ka ndryshuar shumë nga viti 1999 dhe nuk ka asnjë apetit për tu marrë me menaxhim krizash në rajonin tonë.”

Tutje Çitaku bën thirrje që të shfrytëzohet “mundësia e artë” siq e quan ajo, në atë mënyrë që në mandatin e Presidentit Biden të ofrojmë zgjidhje e alternativa.

“E ne si Kosovë e kemi një mundësi të artë me Biden në Shtëpi të Bardhë, meqë Presidenti Amerikan ka një kujtesë dhe angazhim personal në rajonin tonë. Mirëpo, kjo mundësi duhet shfrytëzuar konstruktivisht, duke ofruar zgjidhje dhe alternativa, e jo duke shkaktuar probleme artificiale.” Ka shkruar Çitaku.

Lajme të ngjashme