Burri raporton në Polici: Bashkëshortja me dy vajzat u nis te familja në Shqipëri, nuk dihet asgjë për vendndodhjen
Një burrë nga Klina ka raportuar në Polici për zhdukjen e bashkëshortes.
Ai ka bërë të ditur se bashkëshortja me dy vajzat me date 2 mars ka shkuar te familja e saj në Tiranë, dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të.
Njoftimi:
Fsh. Perqevë, Klinë 02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 02.03.2024 bashkëshortja e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar.